Humbja e jetës së Florenc Beqirit, 23 vjeçari nga Shkodra, ka shkaktuar reagime të forta. 23 vjeçari humbi jetën pas dhunës së ushtruar në një nga burgjet në Francë, ndërsa mjekët francezë vendosën heqjen e aparaturave që e mbanin në jetë.
Për ngjarjen në fjalë, pavarësisht përmasave, kanë munguar reagimet e institucioneve shtetërore, çka duket se ka shkaktuar edhe një kundër-reagim të qytetarëve në rrjetet sociale.
Por një video e publikuar së fundmi, tregon zv.ministren e Jashtme, Artemis Dralo, e cila ditën që Florencit në Francë i ndërpritej aparatura që mbante në jetë, ajo festonte me strukturat e PS-së në Gjirokastër.
Ndoshta do të ishte më mirë që Dralo të ishte në zyrën e saj në Ministrinë e Jashtme, të hartonte një notë proteste apo të thërriste në takim ambasadorin e Francës në Tiranë, për aq kohë sa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk reagoi për ngjarjen.
E ndërsa për palën shqiptare kuptohet fare lehtë qëndrimi, nuk dihet se çfarë mund të bënte pala franceze nëse një qytetari të saj, mund t’I ndodhte ajo që i ndodhi Florencit në burgun e Marsejës?