Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tiranë.
Një djalë ka vrarë babanë e tij duke e goditur me çekiç e më pas trupin e tij e ka hedhur në liqen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Farkës në Tiranë.
Policia ka marrë informacion në lidhje me këtë krim të rëndë dhe ka ndaluar djalin.
Trupi i pajetë është nxjerrë mëngjesin e sotëm nga liqeni i Farkës.
Kanë qenë polumbarët e RENEA-s ata që rreth orës 09:00 e kanë nxjerrë trupin nga liqeni.