Selman Aliaj, 28-vjeçari i cili mbrëmjen e së premtes vrau babain e tij, kishte vendosur datën e dasmës dhe do të martohej në Janar.
I riu, i cili jetonte bashkë me babain 74-vjeçar Fejzi Aliaj, do të martohej me Manushaqen më datë 14-të dhe duket se babai i tij ishte mjaft i lumtur për këtë gëzim në familjen Aliaj, aq sa e kishte bërë publik këtë lajm edhe në rrjetet sociale.
Në një postim, 74-vjeçari Aliaj shkruante:
“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj”.
Fejzi Aliaj mësohet se ishte baba i 4 fëmijëve dhe ishte ndarë nga bashkëshortja rreth 8 vite më parë. Trupi i tij i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e liqenit të Farkës. Ai u vra nga i biri rreth orës 20:00 të së premtes, pas një konflikti që kishte ndodhur mes tyre në shtëpinë ku jetonin, në Shkozë.
Pasi e goditi të atin me çekiç në kokë derisa i mori jetën, Selman Aliaj e mori trupin e pajetë dhe e hodhi në liqen.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj vrasjeje. 28-vjeçari Aliaj është arrestuar nga policia dhe pritet që nga dëshmia e tij të zbulohen edhe shkaqet e këtij krimi.
NJOFTIMI I POLICISË ME DETAJET E NGJARJES:
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :
• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.
selman aliaj
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.