“Akt lufte”, Koreja e Veriut reagon ashpër ndaj OKB dhe paralajmëron…

0
170

Koreja e Veriut ka deklaruar se një sërë sanksionesh të reja ekonomike të imponuara nga Kombet e Bashkuara janë një akt lufte, duke përshkallëzuar marrëdhënien e tensionuar mes këtij vendi të izoluar dhe SHBA-ve.

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, të njoftuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, qeveria koreanoveriore i denoncoi sanksionet si më të ashprat ndonjëherë, dhe i karakterizoi ato si një shkelje e rëndë mbi sovranitetin e Republikës dhe “si një akt lufte që shkel paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean”, sipas agjencisë “Reuters”.

Në deklaratën nga autoritetet e Penianit shtohet se: “Nuk ka gabim më fatal se llogaritjet e gabuara që SHBA-të dhe pasuesit e saj që mendonin se mund të kontrollonin me sanksione të vjetruara, përparimin fitimtar të popullit tonë, që ka arritur shkëlqyeshëm kauzën e madhe historike, të kompletimit të forcës bërthamore të shtetit”.

Sanksionet, të cilat u vendosën me një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, u propozuan pasi Koreja e Veriut ka testuar me sukses një ICBM (raketë balistike ndërkontinentale) më 29 nëntor, gjë që bëri që diktatori Kim Jong Un të shpallë se forca bërthamore e vendit ishte e plotë dhe se mund të godasë kudo në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët janë të pasigurt nëse Koreja e Veriut zotëron aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara, por fakti që Kim Jong Un ka ekzekutuar me sukses testet e armëve, duke sfiduar Presidentin Donald Trump dhe fyerjet e tij, duket si një fitore për të.

“Pa marrë parasysh se si Trump, do ta trajtojë këtë, kjo është një fitore për Kim, i cili ka përdorur këtë gjendje tensioni si një pretendim për urdhërimin e testeve që kanë tërhequr vëmendjen e liderëve botërorë, dhe e bëjnë atë të duket i fortë te populli i Koresë së Veriut”, tha për “NBC News” Jean H. Lee, një specialist global në Qendrën Ndërkombëtare për Dijetarët, “Woodrow Wilson”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here