Dy ditë më parë policia do të vinte në pranga një 37-vjeçar për vjedhje.
I arrestuari është, Ervin Tavanxhi me origjinë nga Elbasani, por që jetonte në Tiranë. Ai u arrestua pasi u kap në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Vangjush Furxhi”, duke vjedhur një makinë.
Por Tavanxhi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është Djali i ish- deputetit Vangjel Tavanxhi ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës të arrestuar në vitin 2006 gjatë operacionit “Poter-Al”.
Në fakt Tavanxhi do të arrestohej në Spanjë dhe në vitin 2014 do të ekstradohej për në Shqipëri, ku do të vuante dënimin.
Tavanxhi u dënua asokohe me 10 vite burg, por pasi ka fituar lirinë, ai raportohet të ketë kryer disa vjedhje, madje është cilësuar edhe si ekspert në çmontimin e navigatorëve dhe pasqyrave. Ai akuzohet të jetë autori i vjedhjes së disa makinave në kryeqytet.