Më afrimin e festave të fundvitit ajo që është ndjerë e para përveçse atmoferës festime, është bllokimi dhe rradhët e stërgjata në pikat kufitare të Shqipërisë.
Kështu, sipas të dhënave të ditës së djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë në vend rreth 6 mijë shtetas shqiptarë dhe 862 shtetas me kombësi të huaj.
Por nuk kanë munguar edhe lëvizjet jashtë territorit, nga ata shqiptarë që kanë preferuar t’i kalojnë festat e fundvitit jashtë shtetit. Kështu po ditën e djeshme janë larguar nga vendi po përmes Kapshticës rreth 3100 shqiptarë dhe 302 shtetas të huaj.