Papa: Dy shtete në Tokën e Shenjtë me kufij të njohur

0
160

Papa Francesku u ndal tek konflikti në Tokën e Shenjtë, duke u lutuar për paqe dhe për zgjidhjen e konflitit mes dy shteteve, kufijtë e të cilit njihen ndërkomëtarisht, tha Ati i Shenjtë.

“Le të lutemi për Jeruzalemin dhe Tokën e Shenjtë, sepse mbizotëron vullneti për të rifilluar dialogun dhe përfundimisht mund të arrijmë një zgjidhje të negociuar që lejon bashkëjetesën në paqe të dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht”, tha Papa Francesku.

Papa Françesku e tha këtë  në mesazhin tradicional të Krishtlindjes përpara të gjithë të pranishmëve në Sheshin e Shën Pjetrit përpara se të jepte bekimin “Urbi et Orbi”.

Ne e shohim Jezuin – tha Papa – në fëmijët e Lindjes së Mesme, të cilët vazhdojnë të vuajnë nga përshkallëzimi i tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve. Zoti gjithashtu mbështet përpjekjet e atyre në bashkësinë ndërkombëtare të cilët janë të motivuar nga vullneti i mirë për të ndihmuar tokën e torturuar, pavarësisht nga pengesat serioze, harmoninë, drejtësinë dhe sigurinë që ka pritur shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here