Arsenal nuk do të ofrojë më shumë se sa 40 milionë euro për sulmuesin francez, Karim Benzema
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka humbur durimin me Karim Benzeman, i cili po kalon momente shumë të vështira këtë sezon.
Spanjolli ka vendosur që të shes Benzeman verën e ardhshme dhe tashmë është në pritje të ofertave.
Sipas Don Balon, Arsenal vazhdon të interesohet për francezin, por nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Kjo shifër është shumë e vogël, pasi Perez pret të përfitojë shumë më shumë nga shitja e Benzemas.