Rreth 400 kg mish ka bllokuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë. Mishi i është bllokuar një tregtari në fshatin Mborje, pasi sipas AKU ishte jashtë standardeve të tregtimit.
Mishit i mungonte vula e veterinerit që çertifikon sigurinë e tij.
Në këto ditë festash AKU ka intensifikuar kontrollet në pikat e tregtimit të mishit.