Basha: Lajmi që ‘zhduket’ nga televizionet sa e herë e denoncon opozita

0
230

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se disa nga mediat profesionale në vend janë në presion të jashtëzakonshëm nga qeveria.

Në ‘Top Story’, Basha deklaroi se të gjitha mediat kryesore kanë marrë urdhër me shkrim dhe me gojë që të mos merren me inceneratorët.

“Disa nga mediat profesionale duket që janë në një presion të jashtëzakonshëm. Psh çështja e inceneratorëve, me sa duket të gjitha mediat kryesore kanë marrë urdhër me shkrim dhe me gojë që të mos merren me inceneratorët, një aferë qindra milionë euro, për të cilën në mënyrën më të turpshme çensurohet opozita. Sa herë që PD, unë personalisht, bashkëpunëtorët e mi, kanë komunikime politike për këtë çështje, me dorë të padukshme qeveria e heq këtë lajm nga ekrani i Top Channel, të televizionet e tjera, në çdo televizion zhduket lajmi”, u shpreh Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here