FOTO/ Ironia e Vasilit për Xhafën: Tek drejtësia e mbronte Kushtetutën, tani tek policia nuk flet më

4
180
Petrit Vasili ka komentuar me ironi, sjelljen me dy fytyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me shkeljen e Kushtetutës,konkretisht, zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme. Ja çfarë shkruan Vasili sot, duke ndjekur një takim të Xhafajt në Elbasan ku të pranishëm janë dhe dy ministra të tjerë:

“Komedia me Policinë vazhdon. Po kjo komedi e farsë e madhe që po shohim… Po ç’hyjnë në këtë mes, ministrat Gjiknuri dhe Klosi, në ballë të tavolinës së Policisë në Elbasan?!

Policia i rrahu vajzat deputete dhe i tërhoqi zvarrë në protestën për mbrojtjen e Kushtetutes dhe as falje nuk kerkoi, ndersa policët e bërë njësh me krimin nuk i arreston dot.

Çfarë paradoksi i madh!… Protesta e opozites ishte për të mbrojtur Kushtetutën, që vetë ministri edhe i Policisë, Xhafa, kishte propozuar e që aq shume fliste për të si kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi atëherë.

Por sot që Kushtetuta shkelet e nëpërkëmbet, Xhafa nuk flet më dhe ka të drejtë…Tani është ministër, atëherë jo.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here