Ndodh rëndom në prag festash apo ngjarjesh të ndryshme, kur në një mënyrë apo një tjetër abuzohet me fëmijët nga politikanë të niveleve të ndryshme.
Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri atë që po ndodh këtë fundvit, kur ministrat janë turrur drejt fëmijëve me pako në duar duke dhuruar show-n e rradhës.
Të paktën 5 ministra janë angazhuar në shpërndarje pakosh për fëmijë, të cilët mund të gëzojnë në këtë fundviti dhe kjo është diçka pozitive, por veprimi që ndërmerret nuk bëhet me sinqeritet, por për shoë.
Të shpërndash disa pako nuk ka asgjë të keqe, por kur pas veprimit tentohet të fitohen pikë duke publikuar foto me disa fëmijë të mitur, kjo është e turpshme.
Fotot janë publikuar në rrjetet sociale, profilet zyrtare të ministrave, ndërsa nuk dihet nëse këto pako janë dhurata të kompanive apo individëve të ndryshëm dhe ministrat thjesht marrin rolin e protagonistëve, apo ato janë pako apo dhurata të siguruara nga ministrat me kursimet e tyre.
Nëse është kjo e dyta atëherë të paktën 1 herë në vit, ato kanë zbutur zemrën, duke ndihmuar fëmijë në nevojë.