Vota e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së ishte një gabim. Kështu shprehet ish-deputeti Kastriot Islami, i cili ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm vite më parë.
Islami thekson se kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, si në rastin konkret, Qeveria duhej të ishte konsultuar me Presidentin dhe Kuvendin.
Islami shkoi edhe më tej, duke deklaruar se një veprim i tillë mund të cënojë dhe interesat e shqiptarëve në rajon dhe për këtë shkak konsulta mund të kishte pasur edhe me lidershipin shqiptarë në Kosovë por edhe në Maqedoni.
“Në të gjitha rastet shqipëria është konsultuar me SHBA-në. Kur ata kanë toleruar deri në abstenim ne kemi abstenuar. Nërastin konket, ka një problem, se bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, vendimi ka rëndësi për vetë nismën që është shumë e rëndësishme për SHBA-në dhe presidenti aktual e ka si sfidë këtë”, tha Islami në një intervistë televizive.
Në vijim ai shtoi se përveç konsultimeve të brendshme, vendimi dhe qëndrimi që do të mbante Shqipëria duhej të ishte konsultuar edhe me lidershipin e Kosovës apo Maqedonisë, sepse është partneri kryesorë, nuk mund të jetë vullnet i një personi.
“Shqipëria ka përcaktuar një qëndrim të keq peshuar. Ky qëndrim do të ketë pasoja, kam përshtypje se do të ketë, se sa nuk e di se SHBA-të janë shumë seriozë, por partneriteti përcaktohet mbi bazën e interesave reciproke”, tha ai.