Një shqiptar 45-vjeçar nga Kosova u dënua me gjashtë vjet burg nga një gjykatë e Vienë sepse ai ka plagosur rëndë me armë në një kameriere për shkak se ajo nuk i kthente dashurinë.
Ngjarja ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 1997. Trupi gjykues konsideron se në këtë rast nuk ishte një tentativë vrasjeje dhe kosovari u dënua për “shkaktimin të lëndimeve të rënda me pasoja të vazhdueshme”. Për këtë akt parashihet një dënim deri në 10 vjet, por është vendosur që shqiptari nga Kosova të jenë dënuar me gjashtë vjeç sepse është marrë parasysh fakti se ai nuk ishte i dënuar më parë dhe se dy dekada pas asaj ngjarjeje ai nuk kishte kryer asnjë krim.
Gjatë gjyqit u konstatua se shqiptari i Kosovës në Vjenë u dashurua me një kameriere me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe fakti që ata nuk ishin të martuar nuk i pengoi të kishin një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Kamerierja ndërkohë, gjatë gjykimit tha se nuk e njihte as emrin e kosovarit edhe pse ai i kishte kushtuar vëmendje duke i dhënë para dhe duke i blerë dhurata.
“Është e vërtetë që kam bërë diçka të nxituar dhe kam fjetur dy herë më të, por më shumë se kaq unë nuk kam pas lidhje me të”, tha ajo gjatë gjykimit.
Shqiptari kosovar me sa duket nuk donte ta pranonte këtë situatë, kështu ai shkoi në kafene kur kishte vetëm dy klientë dhe i tha: “Sot do vish me mua”. Ajo e refuzoi, dhe pastaj kosovari nxori armën dhe e qëlloi, shkruan Tirana Today.
Në gjyq, ai pretendoi se ai vetëm donte të trembë vajzën, sepse ajo e kishte fyer. Plumbi i parë atë e kishte kapur në bërryl!
Pastaj shqiptari nga Kosova ka gjuajtur plumbin e dytë, por në gjykim pretendoi se kjo ndodhi rastësisht ku pistoleta ishte shkrepur pa vetëdija gjatë përpjekjes për të shpëtuar vajzën. Ky plumb i gjuajtur e goditi gruan në stomak.
Pasi e kishte plagosur vajzën, kosovari e çoi me makinë në apartamentin e tij. Në ndërhyrjen e babait të tij, kosovari e nxori jashtë banesës vajzën dhe e la në korridor të ndërtesës. Ishte një qytetare që lajmëroi policinë dhe kërkoi ndihmë pasi pa në tokë trupin e gjakosur të vajzës.
Pasi fqinjët kërkuan ndihmë emergjente, vajza u dërgua në një spital ku ishte operuar dhe mjekët arritën të shpëtonin jetën e saj. Për shkak të dëmtimit të stomakut, ka pasur tetë operacione dhe që atëherë ka probleme shëndetësore.