Mitropoliti i Korçës pëshëndet dhënien e nënshtetsisë shqiptare për Janullatos

0
177

Mitropoliti i Korçës, hirësia e tij Joan Pelushi ka përshëndetur dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos.

“Është një lajm shumë i mirë për komunitetin tonë. Kryesuesi i kishës ortodokse prej 26 vitesh ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe ne e vlerësojmë këtë moment.

Dhënia e nënshtetësisë edhe pse me vonesë dhe pas shume vite pritje është diçka e rëndësishme ndaj mirënjohje për këtë gjë”.

Së bashku me urimin për Krishtlindjen, Presidenti Ilir Meta i dhuroi  këtë vit edhe nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në letrën drejtuar kryepeshkopit Janullatos, Presidenti Meta shprehet toleranca fetare, na bën të vetëdijshëm për këtë pasuri shpirtërore dhe njerëzore dhe shpirtërore të pazëvendësueshme.

Meta falënderon Janullatosin për udhëheqjen e tij nga besimi dashuria dhe paqja për të ringritur kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë si dhe i është mirënjohës për ndihmën e tij dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj kosovarëve, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here