Qeveria në krizë, shton edhe 109 milionë euro borxh të ri, bllokohen investimet

0
191
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ndërkohë që propagandohet një vrull inekzistent i ekonomisë shqiptare, e cila në të vërtetë është katandisur të merret me “thërrime” buxhetore, në një situatë ku subjektet luten për të marrë rolin e “bojaxhiut” të radhës për të pikturuar fasadat e ideuara sipas shijeve të kryeministrit, ritet e saj vijojnë të mbahen vetëm me dy projekte të mëdha. Por që janë kontraktuar në kohën e qeverisë së mëparshme: TAP dhe HEC-et mbi Devoll.

Në mungesë të fondeve dhe në prani të shpërdorimeve masive të të ardhurave buxhetore, shigjeta e financimeve është kthyer tek borxhet. Borxhi i jashtëm bruto i ekonomisë shqiptare arriti rreth 7.8 miliardë euro gjatë tremujorit të tretë të vitit. Detyrimet e qeverisë, që është huamarrësi më i madh i borxhit të jashtëm, u zgjeruan më tej me rreth 2%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qeveria mori borxh të ri rreth 109 milionë euro, teksa shleu 49 milionë euro në formën e principalit dhe të interesave. Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e Borxhit të Jashtëm Bruto. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 2% dhe në fund të muajit shtator 2017 shënon 3 miliardë e 429 milionë euro. Po kështu, fuqia punëtore po shpërdorohet. Rritja e shfrytëzimit të fuqisë punëtore ka mbështetur rritjen ekonomike kohët e fundit. Në vitet 2015-‘16, papunësia dhe pjesëmarrja në forcën e punës u përmirësuan disi, por papunësia afatgjatë mbeti e lartë (rreth 12%).

Pjesëmarrja e ulët e Shqipërisë në forcën e punës shpjegohet me remitancat e larta dhe pjesëmarrjen e ulët të femrave në tregun e punës. Por ekzistojnë mundësi të mëdha për të rritur ofertën e punës nëse zhvillohen më tej aftësitë që kërkon tregu. Por Shqipëria po përballet me sfida demografike në periudhën afatmesme. Popullsia ra me mbi 10% që nga fundi i regjimit komunist në fillim të viteve 1990, kryesisht për shkak të emigrimit. Ritmi i emigracionit është ngadalësuar ndjeshëm, por rikthimi i këtij fenomeni, së bashku me plakjen e popullsisë në moshë pune, për shkak të rënies së nivelit të lindjeve dhe rritjes së jetëgjatësisë, do të kontribuojë rënien e popullsisë në moshë pune. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se popullsia e Shqipërisë mund të rritet 0.2 pikë përqindje nëse nuk ka emigrim gjatë 2016-‘20.

Produktiviteti në ekonomi ka qenë i ulët si rezultat i pengesave institucionale që kushtëzojnë shpërndarjen dhe përdorimin efikas të teknologjive në dispozicion (p.sh. rreziqe të larta ose klimë negative e biznesit që dekurajojnë IHD-të). Gjithashtu, karakteristikat strukturore të Shqipërisë, të tilla si kontributi i lartë i bujqësisë dhe industritë intensive nga krahu i punës kanë kontribuar në produktivitetin e ulët. Gjatë viteve 2015-‘16, ngadalësimi i minierave dhe përshpejtimi i sektorëve intensive të fuqisë punëtore siç janë tekstilet, ndërtimi dhe turizmi kanë rezultuar me presione të ulëta të produktivitetit.

Arsimimi

Pavarësisht nga propaganda zyrtare, forca e punës në Shqipëri (popullsia në moshën 15-64 vjeç) është relativisht pak e arsimuar në krahasim me rajonin dhe vende të tjera në zhvillim dhe shumë më pak e arsimuar në raport me mesataren e Bashkimit Europian. Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar, teksa në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit. Nga 20 vendet në zhvillim të Europës, Turqia dhe Shqipëria renditen të parat për fuqinë e madhe punëtore me nivel të ulët të arsimit. Në Turqi, rreth 60% e forcës së punës është me arsim primar. Ndërsa vendet baltike si Rusia, Estonia dhe Lituania kanë përqindjet më të larta të forcës së punës më arsim të lartë.

Në rajonin e Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi kanë përqindjet më të larta të forcës së punës me arsim të lartë. Serbia dhe Bosnja, nga ana tjetër, kanë përqindjen më të madhe të fuqisë punëtore me arsim të mesëm dhe për rrjedhojë, kanë më pak popullsi në moshë pune me arsim fillor. Në një krahasim më të gjerë të 20 vendeve në zhvillim të Europës shihet se Çekia dhe Sllovakia janë vendet që rreth 70% të forcës së punës e kanë me arsim të mesëm.

Nga ana tjetër, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë, për shkak të plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve. Sipas projeksioneve të rishikuara të popullsisë nga Kombet e Bashkuara më 2017, shihet se forca e punës (mosha 15-64 vjeç) do të përbëjë 60% të popullsisë nga më shumë se 68% që është aktualisht.

Por pavarësisht kësaj situate, familjet shqiptare shpenzojnë shumë për t’u arsimuar në raport me vendet e tjera. Shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,4% të buxhetit të familjeve gjithsej, kanë shënuar rritje prej 2,3 pikë përqindje krahasuar me 2015. Pesha e shpenzimeve për arsimin shënoi rekord më 2016 në krahasim me 1.7% që ishte një dekadë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here