Manchester United ka barazuar për herë të dytë radhazi në Premeirligë, kësaj radhe ndaj Burnleyt 2:2 në Old Trafford
Vazhdon ecuria negativ e Manchester Unitedit në Premierligë, pasi ka barazuar për herë të dytë brenda tre ditës, kësaj radhe në Old Trafford ndaj Burnleyt 2:2.
Golat për mysafirët i shënuan Barnes dhe Defour, ndërsa të dy golat për Unitedin i shënoi Lingard.
Pas këtij barazimi, Unitedi vazhdon të mbetet në vendin e dytë më 43 pikë, një më shumë se sa Chelsea në vendin e tretë.
Manchester City vazhdon të jetë në vendin e parë me 12 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.