Kjo kompani është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në vitin 2011, me adresë në kompleksin USLUGA, i cili është ndërtuar nga deputeti Sadri Abazi, ndërsa aty janë të punësuar të gjithë familjarët dhe të afërmit e tij. (Kliko për ekstraktin e QKB-së)
Ligji për konfliktin e interesit e ndalon në mënyrë kategorike përfitimin e fondeve publike nga deputetë apo të afërm të tij. “Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të nëe zyrtari,kur gjate ushtrimit të funskionit të tij, zyrtari ose personi i afërt ka interes privat pasuror ose personal jopasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon ose mund të ndikojë në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik” – thuhet në ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.
Po sipas këtij ligji, familjar i një zyrtari cilësohet bashkëshorti, bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë që janë kushurinjtë. Në rastin që Tpz.al denoncon, Arbër Abazi, nipi (djali i vëllait) i deputetit socialist Sadri Abazit, është në shkallën e parë si i afërm.
Të dhënat e siguruar nga Tpz.al, bëjnë me dije se ky skandal thellohet edhe më tej, pasi përveç konfliktit të interesit, kompania e nipit të deputetit socialist, ishte ndër ofertat më të larta. Por pavarësisht kësaj, Veliaj ia dha tenderin duke s’kualifikuar kompanitë e tjera!
Kështu, fondi limit i prokuruar nga Bashkia Tiranë, për këtë shërbim ka qënë 494,683,652 lekë.
Nga ana e operatorit ekonomik “Silvio” është ofertuar 440,306,450 lekë. Refuzuar
Nga ana e operatorit Victoria Invest është ofertuar 455,120,199 lekë. Refuzuar
Nga ana e operatorit “Shpresa sh.p.k. & Dion Texnikh A.E.” është ofertuar 460,308,404 lekë. Refuzuar
Nga ana e operatorit Korsel sh.p.k është ofertuar 470,663,330 lekë. Refuzuar
Nga e operatorit Alko-Impex General Construksion është ofertuar 473,765,974 lekë. Pranuar
Por kjo shkelje nuk është pranuar nga 2 kompani garuese, të cilat janë ankuar në Komisionin e Prokurorimit Publik (Kliko për vendimin). Kompanitë “Shpresa” sh.p.k. & “Dion Texnikh A.E.” dhe Victoria Invest kanë paraqitur ofertë më të ulët se kompania e nipit të Sadri Abazit, Arbër Abazi. Madje, kompania Victoria Invest, sipas ankimimit e quan të padrejtë skualifikimin pasi më herët kishte fituar të njëjtin tender, pastrimin e zonës lindore 3 në Tiranë.
Nga i gjithë ky skandal, i vetmi fakt pozitiv është vendimi prej 27 faqesh, i Komisionit të Prokurimit Publik për këtë tender. Ky institucion ka pranuar ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Dion Texnikh A.E.” ndërsa detyron Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn që të anulojë vendimin e për skualifikimin e kësaj kompanie.
Pra, e thënë ndryshe, tenderi duhet të rihapet sërish dhe të paraqesin ofertat dy kompani, “Alko Impex General Constrction”, pronë e familjes së deputetit Sadri Abazi si dhe “Shpresa” sh.p.k. & “Dion Texnikh A.E” e skualifikuar padrejtësisht nga Bashkia e Tiranës.
Klientët e pastrimit të Tiranës
Tpz.al ka denoncuar më herët skemën e “errët” të Veliajt, i cili përdorte një agjenci të ashtuquajtur “Eco Tirana” që t’i jepte tendera me prokurim të drejtëpërdrejtë ose me fitues të paracaktuar, disa prej klientëve të tij. Mbi 20 milion euro tendera, janë dhënë për kompani private të cilat kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre pas fitores së Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj, në 2015.
Përveç tenderave për pastrimin, “Eco Tirana” rezulton gjithashtu të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera. Pra, Erion Veliaj nuk po përdor Bashkinë, por maskohet me Eco Tirana, që të “ushqejnë” me tendera klientët dhe firmat private. Natyrshëm lind pyetja, nëse Bashkia e Tiranës nuk është në gjendje të bëj asnjë punë publike pa tender, atëherë përse duhet të fshehë gishtin duke krijuar institucione fantazëm, si ai i Eco Tirana?
Tenderat e pastrimit të ndarë në zona:
- Bashkia ka hapur tenderin me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana I”. Fondi për këtë tender është 521,961,531 lekë pa TVSH. Mësohet se bashkia e ka financuar në 3 vite buxhetore. Tenderi pritet të zhvillohet në janar 2018.
- Tenderi i tretë është me objekt “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana II”. Fondi është 537,078,671 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite buxhetore. Ky tender është fituar nga bashkimi i operatoreve ekonomike “Korsel” shpk & “Brai Cata” srl.
- Bashkia hapi tenderin e pastrimit të zonës Tirana III. Fondi limit është 494,683,652 lekë pa TVSH, financuar në 3 (tre) vite buxhetore. Fitohet nga “Alko Impex General Constrction”, në pronësi të Arbër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi.
- U bë dhe tenderi “shërbimi i pastrimit të zonës Tirana IV” me fond limit 744,180,353 lekë pa TVSH, financuar në 3 vite. Ky tender është fituar nga kompania Fusha Sh.p.k e cila ka ofruar 699,000,767 lekë, ndërsa njihet si një nga “klientët” e preferuar të Bashkisë së Tiranës.
Më poshtë ankimimi në KPP, i njërës prej kompanive:
Më poshtë, kompania e nipit të deputetit Sadri Abazi:
/TPZ.AL/E.H/