Diplomati Agim Nesho, duke komentuar përplasjen mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme, tha në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel se duhet shmangur rivaliteti mes institucioneve sa i takon politikës së jashtme.
“Politika e jashtme është shtetërore dhe është monopol i shtetit”, u shpreh ai.
Sa i takon votës pro rezolutës që i kërkon SHBA që të tërhiqet nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Nesho thotë:
“Një votë kundër interesave të kombit shqiptar, por edhe për të evidentuar interesat që në shumë raste fshihen, atë që kemi një politikë shumë personale nga shumë drejtues të qeverisë shqiptare, që në shumë raste dëmtojnë interesat e shqiptarëve. Vota e fundit në OKB ishte personalizim i politikës së individit. Ishte më shumë një votë kundër Presidentit të SHBA, sesa një votë kundër SHBA”, deklaroi ai.