Një aksident më një grua të plagosur rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Misto Mame’, në kryeqytet.
Policia njofton se rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Konferenca e Pezëz”, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në rrugën “Konferenca e Pezëz”, në Misto Mame, mjeti me targë AA 200 PX, me drejtues Enjo Dani, 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren E.B, rreth 40 vjeç, e cila u transportua për në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.