Haradinaj ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim të para disa kohëve, kur e lartësoi gjuajtjen me armë nëpër festa, si një traditë të vjetër shqiptare, duke u përpjekur kështu ta relativizojë si fenomen. Sidoqoftë në mbledhjen e sotmë të qeverisë ai kërkoi që të mos ketë të shtëna me armë natën e ndërrimit të viteve.
“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, tha Haradinaj.