Skuadrat e Premierligës angleze janë alarmuar pas lajmit se Atletico Madridi ka vendosur ta shesë njërin prej yjeve të skuadrës.
E përditshmja spanjolle raportoi se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, e ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e anësorit Yannick Carrasco, transmeton Express.
Në muajt e fundit, Manchester United dhe Chelsea kanë qenë të lidhur ngushtë me përfaqësuesin belg.
Carrasco e ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Atleticon, që kap vlerën rreth 97 milionë euro.
Ndërkohë, mësohet se edhe Bicolas Gaitan dhe Luciano Vietto janë në listën e lojtarëve të nxjerrë në treg.