Nexhmije Hoxha ka reaguar sot edhe pas polemikave lidhur me fundin e Enver Hoxhes dhe akuzave per nje helmin te tij permes mjekimit.
Duke folur per gazeten DITA, Nexhmije Hoxha thotë se e ka ndjekur atë debat, por nuk është çuditur, pasi për 27 vjet me radhë Enveri është sulmuar dhe janë thënë shpifje dhe akuza të qëllimshme, dashakeqe dhe absurditete nga njerëz të çekuilibruar.
“Është një debat i stisur dhe për të krijuar konfuzion. Kjo çështje është shumë e qartë dhe unë nuk merrem me to. Folën njerëz me integritet si Dr. Sabiti, Isufi e njerëz të tjerë. Unë i kam shkruar këto në librat e mija dhe nuk do rri e të merrem me shpifje. Ua kam dhënë përgjigjen njëherë e mirë në letrën që i kam drejtuar Ilirit e Teutës dhjetë vjet më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Enverit. Është e kotë të merresh me shpifjet. Tani po vazhdoj të shkruaj kujtimet e mija…” thotë Nexhmije Hoxha.