ALBtelecom dhuron libra për Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollor në Shkodër

0
658

Kompania ALBtelecom në këtë prag festash të fund vitit feston me fëmijët e shtëpisë së fëmijëve shkollor të qytetit të Shkodrës. Fëmijët kanë mirëpritur librat e dhuruar nga ALBtelecom në kuadër të nismës “Dhuro një Libër”, duke na ofruar çaste gëzimi dhe hareje me këngë e grimca humori.


Në këtë periudhë festash të fund vitit kur të gjithë gëzojnë, fëmijët janë ata të cilët presin me padurim dhuratat e tyre. ALBtelecom ka zgjedhur që këtë vit të gëzojë fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve shkollor të qytetit  të Shkodrës. Nëpërmjet nismës së titulluar “Dhuro një Libër!”, librave të dhuruar nga stafi i ALBtelecom i janë bashkuar edhe librat e blerë nga kompania posaçërisht për këtë shtëpi. Qëllimi i kësaj nisme përveç se të gëzojë fëmijët në këtë prag festash është gjithashtu edhe pasurimi i bibliotekës së Shtëpisë së fëmijëve shkollor Shkodër me libra të shumtë për fëmijët e moshave nga 6 deri në 14 vjeç.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast të pranishëm ishin Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës të ALBtelecom, Znj. Jonilda Filipi, punonjës të ALBtelecom, Drejtori i Shtëpisë së fëmijëve shkollor Shkodër, Z. Gëzim Mahmutaj, kujdestaret e kësaj shtëpie dhe sigurisht të gjithë fëmijët të cilët me shfaqjen e tyre me këngë, vjersha dhe grimca humori i shtuan bukurinë dhe kuptimin këtij aktiviteti.

Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës të ALBtelecom, Znj. Jonilda Filipi u shpreh se:

“Ndërmarrim këtë nismë si një kontribut modest për të të nxitur fëmijët e kësaj Shtëpie në rrugën e dijes. Kemi zgjedhur me kujdes titujt më të preferuar të fëmijëve në letërsi por edhe shkencë.”

Drejtori i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollor Shkodër, Z. Gëzim Mahmutaj tha se e çmon  kontributin e kompanisë ALBtelecom dhe nga ana e tij po bën maksimumin për arsimimin sa më optimal të fëmijëve duke arritur mbulimin e shpenzimeve, që një numër fëmijësh të frekuentojnë edhe sistemin arsimor privat.

ALBtelecom, si një kompani lider në fushën e telekomunikacionit i kushton rëndësi të veçantë përgjegjësisë sociale dhe këtë e ka vërtetuar më së miri nëpërmjet aktiviteteve të shumta ndër vite duke ofruar mbështetjen e vet në fusha të ndryshme si arsimi, mjedisi, arti dhe kultura etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here