Deputeti demokrat Eduart Halimi shprehet për një reagim të fortë jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve, kundër Kryeministrit Edi Rama. Madje Halimi shprehet se ky duhet të jetë reagimi më i fortë që duhet të ndërmarrë opozita në këto 5 vjet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halimi shkruan se dorëzimi i prokurorisë tek kryeministri është degradim i reformës në drejtësi që o votua me 140 vota. Në këtë kuadër, Halimi shkruan se si e degradon drejtësinë kryeministri mjafton të shohësh si shembull degradimin që i bëri parlamentit dhe politikës me futjen e personave me rekorde të tmershme kriminale
Postimi i Eduart Halimit
Caktimi i Prokurorit të përgjithshëm nga kryeministri dhe nga partia socialiste në pushtet, në mënyrë antikushtetuese me kundërshti të forta të opozitës është një ditë e keqe për shtetin ligjor dhe demokracine.
Kjo nuk është një çështje mes opozitës dhe qeverisë: është çështje e gjithë shqiptarëve.
Kur kryeministri cakton i vetëm prokurorin e përgjithshëm të Republikës ai ka mundësi të ndërhyjë në hetime.
Dorëzimi i prokurorisë tek kryeministri është degradim i reformës në drejtësi që o votua me 140 vota. Se si e degradon drejtësinë kryeministri mjafton të shohësh si shembull degradimin që i bëri parlamentit dhe politikës me futjen e personave me rekorde të tmershme kriminale. Shembull për këtë është degradimi që i bëri polcisë duke e venë në shërbim të klaneve të drogës. Shembull për këtë është zhdrimi i Shqipërisë në Kolumbi të Europës. Shembull për këtë është si u arrestua komisar Zagani dhe u ndihmua familja kriminale Habilaj të trafikonte drogë duke i fikur radarët.
Shembull është degradimi që i bëri sistemit politik në proçesin zgjedhor me kontratën me krimin si instrument për te blerë zgjedhjet e mbajtur pushtetin.
Ndaj dorëzimi i kryeprokurorit tek kryeministri si akti i parë i reformës në drejtësi është degradim i shtetit të së drejtës, dhe jo çështje e 140 deputetëve.
Rruga e vetme pas asaj që ndodhi në parlament është reagimi më i fortë.
Më i forti që opozita ka ndërmarrë në këto 5 vjet. E vetmja rrugë..