Ja reagimi i Nexhmije Hoxhës për vdekjen e saj të rreme

0
251

Pas lajmit qe mori dhene e me pas u pergenjeshtrua se gruaja e ish udheheqesit komunist Enver Hoxhes kishte nderruar jete, vjen reagimi i Nexhmije Hoxhes.

Ajo ka treguar si e ka marre vesh lajmin e rreme qe u perhap per vdekjen e saj. Ajo ka dhene nje leter me urimin e Vitit te Ri, ekskluzisht për gazetën ‘DITA’ , ka bere edhe nje bisede me gazetarin. Pyetur se kjo letër duket si një përgjigje për ata që të “vdiqën” disa ditë më parë…, ajo u pergjigj:

Mund të merret edhe ashtu, si një përgjigje për ata që sajuan atë lajm të rremë me shumë keqdashje dhe ligësi, – ma ktheu ajo. – Por unë nuk e them këtë në letrën e urimit që po u jap për Vitin e ri 2018. Unë u drejtohem veteranëve, miqve e dashamirësve dhe gjithë shqiptarëve.

Me tej, Nexhmija tregon edhe si e mori lajmin dhe si e perjetoi ate:

“U zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?”- thote ajo.

Letra

Urime për Vitin e Ri 2018

Të dashur shokë e shoqe veteranë, miq e dashamirës shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, ju uroj me gjithë zemër: Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e fëmijët tuaj.

Qoftë një vit më i mirë për Shqipërinë tonë, më i qetë, pa konflikte, më i sigurtë për qytetarët në atdheun e tyre, për të rinjtë e të rejat e të ardhmen e jetës së tyre.

Dëshira dhe urimi i të gjithë neve, shqiptarëve, është që Kombi Shqiptar, me historinë dhe kulturën e tij mijëra vjeçare, në kontinentin e Europës të fitojë dinjitetin e dikurshëm, të kohës së luftrave të vjetra, të 5-6 shekujve më parë të Skënderbeut dhe ato të mëvonshme, të Rilindësve tanë e deri në luftën e fundit Nacional-çlirimtare të partizanëve e patriotëve për Lirinë, Pavarësinë e Unitetin Kombëtar të shqiptarëve.

Në saje të këtyre luftërave, “me pushkë e penë”, me trimërinë e mençurinë e bijve të shquar të Kombit tonë, si edhe të gjuhës së përbashkët shqipe, që ruajtën e bashkuan shqiptarët gjatë shekujve, në hapësirën e tyre Iliro-Arbërore, bënë që Kombi ynë i vogël të mos shuhet, të mbetet i gjallë, në këmbë e vital.

I tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

Nexhmije Hoxha

27 dhjetor 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here