Presidenti Ilir Meta foli sot në “Opinion” të Blendi Fevziut për çështjen e dhënies së shtetësisë shqiptare për Anastas Janullatosit.
“Më vjen keq, por ne ende vazhdojmë të politizojmë çështjen e besimit. Edhe Kristofor Kisin, edhe Visarjon Xhuvanin, edhe shumë të tjerë, të gjitha këto personalitet të jashtëzakonshme të Kishës tone autoqefale, nuk i persekutoi, nuk i denigroi, nuk i dhunoi as Kisha greke, as fortlumturia e tij, por ne shqiptarët. Disa prej tyre vazhdojnë të ushqejnë këtë frymë negative. Kur djali im ishte 6 vjeç dhe po shihja një emision për komunizmin në vendin tonë dhe e pyeta se çfarë mendonte një fëmijë dhe me tha që komunizmi varte priftërinjtë. Dhe kur dëgjoj një retorike të papërgjegjshme ndaj Fortlumturisë së tij, apo ndaj kishës në tërësi, më kujtohte ajoq ë djali më ka thënë dhe po ashtu edhe gjyshja ime, kur isha i vogël dhe shkoja në fhsta në skrapar, e cila për të na trembur që të flinim gjumë, thoshte erdhi greku, erdhi greku. Edhe unë vetë kam patur shumë paragjykime për Fortlumturinë e tij deri në vitin 2000, kur kam qenë kryeministër, kam vizituar kishën e Bostonit dhe ka bërë një bisedë me të vetëm për vetëm. Ati atje më sugjeroi që mos e shikoni për shkak të origjinës së tij, por shikojeni si njeri të besimit. Pak më vonë, at Arturio Ljotini ka dhënë një intyervistsëe në 2008, me rastin e përkujtimit të të meshës në shqip në Boston. Ai tha se se në radhë të parë se edhe Imzot Noli po të ishte gjallë do ta priste. Ndaj edhe unë ju ftoj të gjithëve, që ta shohim si njeri të besimit. Ai ka ardhure si ekzarkt i Patriarkanës së Stambollit, jo si përfaqësues i kishës greke” – tha Meta.
“Kollokotroni ka thënë që edhe grekët më të çmendur nuk e braktisin kurrë zotin. Populli grek është besimtar dhe homogjen. Jo vetëm ministri i jashtëm grek që më telefonoi atë ditë por dhe presidenti grek e të tjerë më kanë telefonuar apo uruar atë ditë. Fortlumturia e tij ëhstë një erudit, një filozof, një mendimtar, një krijues, një misionar, një idealist. Janë ndërtuar 150 kisha të reja, përfashi edhe Katedralen madhështore në qendër të Tiranës dhe kjo ka ndodhur për shkak të reputacionit të tij të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe të besimit që kanë patur të administrimi i tij i drejtë. Fortlumturias e tij ka thënë që kryepeshkopi i ardhshëm do të jetë atje, e dyta tha se nuk kemi shkuar atje për të krijuarr një koloni dhe e treta ka thënë për televizionin grek, si do të na vinte ne sikur në krye të kishës tonë të kishim një bullgar, apo një serb” – vijoi më tej Meta për këtë çështje.