Në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion”, Presidenti Meta ka komentuar dhe idenë e zgjedhjes së Presidentit me votë nga populli dhe jo Parlamenti. Kreu i shtetit është shprehur se zgjedhja e kreut të shtetit nga populli është një ide shumë e mirë.
E para, a jeni ju zoti Meta për zgjedhjen e një presidenti nga populli?
Presidenti Meta: Patjetër, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.
Gazetari: A do të kishit frikë të garonit në zgjedhjet e ardhshme në një votim të drejtpërdrejtë?
Presidenti Meta: Kjo është një çështje tjetër, por unë nuk kam pasur ndonjëherë frikë as nga zgjedhjet dhe as nga sfida shumë të forta sikurse ka qenë edhe krijimi i një force të re politike.
Gazetari:
A do të tentoni ju të merrnin një mandat të dytë si President i Republikës?
Presidenti Meta: Nuk kam patur kohë që ta mendoj një gjë të tillë dhe ky mandat nuk është në funksion të një mandati tjetër apo të një projekti të caktuar.
Unë kam ardhur në këtë detyrë me bindje të plotë për ta përmbushur atë me përgjegjësi maksimale gjatë këtyre 5 viteve dhe nuk mendoj se është e domosdoshme që të mendoj apo të planifikoj për të punuar për një mandat të dytë.