Moti sot, ja surprizat që ii rezervon moti

0
178

Sot  në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartesinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C
në vendet malore: 2 °C / 5 °C.

Era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here