Edhe Deputetia e Lëvizjes Socialiste për Integrim znj. Nora Malaj ka mbështetur naftëtarët.
Me anë të rrjetit social facebook znj. Malaj ka theksuar se përsësi vallja luhet në interes të oligarkëve. Sindikatat shtiren duke bërë se janë me punëtorët, e në fakt si hienat i shërbejnë qeverisë.
Ja postimi i plotë:
Edhe unë solidarizohem me naftëtarët!! Përsëri vallja e radhës luhet ne interes të Oligarkëve!!! Sindikatat si hienat nga njëra anë bëj sikur janë me minatorët, po në fakt ,realisht, janë me padronët, ndaj janë gati të përfitojnë në çdo
situatë dhe nuk heqin dorë nga farsa e radhës . Qeveria, për të larguar vemendjen nga Vota e gabuar në OKB dhe droga që sot është kryefjala e çdo medje të huaja , kur flitet për Shqipërinë, krijojne këtë situatë trishtimi për këtë shtresë të pavlerësuar, që të largojë vemendjen nga problemet e ditës . Përtej trishtimit dhe realitetit që sot naftëtarët po kalojnë , vetëm statusi i minatorit dhe naftëtarit është dinjiteti dhe vlerësimi i kësaj shtrese , që meriton të gjithë vemendjen nga ne të gjithë , nga politika, nga qeveria , nga sindikatat dhe nga e gjithe shoqëria.. Ndaj unë sot jam me ty naftëtar, derisa Parlamenti të miratojë statusin e minatorit e naftëtarit, që të mos keni më kalvarin e gjatë të mundimeve… Secili të bëj detyrën në respekt të dinjitetit të çdo minatori e naftëtari!!!