Burri grek i rrëmben vajzën 6-vjeçare, thirrja për ndihmë e Dinorës nga shteti shqiptar

0
177

Dinora Neci, nëna e fëmijës shqiptar, Eleftheria Eleftheriou, rrëfen një histori të dhimbshme nga jeta e saj familjare, për shkak të dështimit të martesës me një grekoqipriot të cilin e kishte njohur në Itali ku ka studiuar dhe punuar.

Në një letër të publikuar për “Press Independent”, Dinora flet për dhunën, torturat dhe trajtimet çnjerëzore ndaj saj, jo vetëm nga ish-­bashkëshorti por edhe autoritetet policore gjermane ku ajo kishte shkuar së bashku me fëmijën për mbrojtje humanitare. Gjithçka ka qenë pasojë e denoncimit të partnerit qipriot se gruaja i kishte rrëmbyer fëmijën dhe autoritetet gjermane i kanë marrë asaj vajzën në 2015 menjëherë pas mbërritjes në Frankfurt.

“E lindur nga një martesë fallco që shkaktoi një seri krimesh të rënda kundër meje dhe jetës e shëndetit të saj, pasi e mbrojta dhe e rrita e vetme për katër vjet, në kërkesën time për mbrojtje humanitare drejtuar autoriteteve gjermane, ime bijë u rrëmbye nga akti terrorist i 7 policëve gjermanë në stacionin policor të Hahn­Frankfurt në datën 09/11/2015 duke i sekuestruar edhe pasaportën e saj shqiptare dhe unë, nëna, e akuzuar përmes akteve mashtruese, si “rrëmbyese e fëmijës tim” u mbajta peng nga autoritetet gjermane dhe ato qipriote nën dhunë, tortura dhe trajtime çnjerëzore me qëllimin e vetëm për të hequr dorë nga fëmija im”, rrëfen Dinora.

Ajo kërkon ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për t’i kthyer vajzën. “Vajza ime me forcë dhe paligjshmërisht pa asnjë kontakt me mua që nga nëntori 2015, në adresën: Alexander the Great 3, 7530, Ormidia­Larnaka”.

Rrëfimi i plotë

DINORA NECI NËNA E FËMIJËS SHQIPTARË ELEFTHERIA ELEFTHERIOU, RRËFEN PËR PRESS INDEPENDENT DHUNËN, TORTURAT DHE TRAJTIMET ÇNJERZORE

1. Unë, Dinora Neci me shtetësi shqiptare, e lindur më 03.06.1980 në Berat, Shqipëri, me Pasaportë Nr. BJ 9048553, me gjendje civile beqare dhe gjendje gjyqësore penale të pastër, jam nëna e fëmijës Eleftheria Elefteriou shtetase shqiptare, e lindur më 26/10/2011 në Strovolos­Nikosia në Qipro, me Pasaportë shqiptare Nr. BB 8530785, e cila që nga lindja është nën kujdestarinë time të vetme dhe banore e përhershme në Shqipëri pranë familjes sime prindërore në adresën: “Neshat Polovina, Ap. Nr. 220/11, Berat “. Dokumentet përkatëse që konstatojnë shtetësinë, kujdestarinë dhe vendbanimin e përhershëm të fëmijës janë të bashkangjitura Shtojcës 1 .

2. Vajza ime e mitur Eleftheria Eleftheriou që sapo ka mbushur 6 vjeç është në rrezik të lartë për shëndetin e saj pasi ndodhet nën një traumë të rëndë psikologjike pa asnjë lloj ndihme mjekësore të nevojshme dhe për këtë arsye kërkoj ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për ta ndihmuar. E lindur nga një martesë fallco që shkaktoi një seri krimesh të rënda kundër meje dhe jetës e shëndetit të saj, pasi e mbrojta dhe e rrita e vetme për katër vjet, në kërkesën time për mbrojtje humanitare drejtuar autoriteteve gjermane, ime bijë u rrëmbye nga akti terrorist i 7 policëve gjermanë në stacionin policor të Hahn­Frankfurt në datën 09/11/2015 duke i sekuestruar edhe pasaportën e saj shqiptare dhe unë, nëna, e akuzuar përmes akteve mashtruese, si “rrëmbyese e fëmijës tim” u mbajta peng nga autoritetet gjermane dhe ato qipriote nën dhunë, tortura dhe trajtime çnjerëzore me qëllimin e vetëm për të hequr dorë nga fëmija im.

Për shkak të trajtimeve çnjerëzore që rrodhën nga mos zbatimi i së drejtës komunitare dhe asaj ndërkombëtare, edhe pse ratifikuar Statuti i Romës dhe i Konventave në lidhje me çështjen në fjalë dhe moszbatimi i detyrueshëm të proçedurave penale nga autoritetet qipriote, belge, italiane, shqiptare dhe gjermane kundër të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë më të madhe për këto krime, dhe në dritën e peshës së akteve të kryera në territoret e këtyre Shteteve, si nënë kërkoj ndërhyrjen tuaj që të publikoni këtë krim unik ndërkombëtar me qëllim rikthimin e menjëhershëm të Eleftheria pranë gjirit tim dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj autorëve të krimeve makabre të kryera kundër meje dhe fëmijës. Vajza përmban dokumentet e mëposhtme:

a) Çertifikatat personale dhe familjare shqiptare.

b) Çertifikatat shqiptare të vendbanimit.

c) Çertifikatat e mia penale të lëshuara nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

d) Çertifikata e lindjes Qipriote e Eleftheria Eleftheriou.

e) Pasaporta ime e mëparshme shqiptare.

f) Pasaporta ime aktuale shqiptare.

g) Prova konkrete dëshmuese mbi Eleftheria Eleftheriou në Sistemin Informativ të Regjistrit Civil të Shqipërisë e datës 29.09.2017 që dëshmon rrëmbimin e saj nga një komplot ndërkombëtar ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

II. PARAQITJA E FAKTEVE

4. Në Itali ku kam punuar dhe studiuar kam njohur babanë e vajzës, Nikolas Eleftheriou, shtetas greko­ qipriot gjithashtu student dhe pas dy vjet fejese, duke besuar se ai do të ishte shoku im i jetës, braktisa gjithçka çfarë kisha krijuar deri atëherë në Itali, studimet, dokumentet, punën dhe shkova të jetoja me të në Qipro në të njëjtën çati me prindërit e tij, ku vajza ime mbahet me forcë dhe paligjshmërisht pa asnjë kontakt me mua që nga nëntori 2015, në adresën: Alexander the Great 3, 7530, Ormidia­Larnaka.

Faktet dhe provat, konstatojnë rrëmbimin ndërkombëtar të Eleftheria, e lindur nga një martesë absolutisht e paligjshme e kryer nga autoritetet qipriote përmes një vize qipriote vizitore dhe akteve me pavlefshmëri absolute në bashkëpunim me Nikolas Eleftheriou dhe anëtarët e familjes së tij, që unë, për shkak të mosdijes së gjuhës greke dhe as të ligjeve dhe për shkak të besimit tim të mirë, besoja se isha e martuar ligjërisht me të, deri kur, familja ime dhe unë, përmes Çertifikatave të lëshuara nga Zyra e Gjendjes Civile nr. 4 në Tiranë, zbuluam se në realitet kjo martesë nuk ka ekzistuar asnjëherë duke rezultuar e pamartuar, pa fëmijë dhe rezidente e përhershme pranë familjes sime prindërore në Shqipëri. /shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here