Barcelona po mendon që të bëjë lëvizje të forta në sesionet e ardhshme të merkatos. Klubi katalanas nuk e ka shpenzuar të gjithë shumën prej 222 milionë eurosh që përfitoi nga shitja e Neymar dhe kjo i vendos në një pozititë shumë të favorshme.
Sipas “El Mundo Deportivo” objektivat janë dy: Phiplippe Coutinho dhe Antoine Griezmann. Me brazilianin është arritur marrëveshja që në verë dhe janë kushtet që ai mund të transferohet në Barcelonë që në muajin janar.
Për merkaton e verës ndërkohë objektivi kryesor mbetet francezi Griezmann, që e ka panuar se ky është viti i tij i fundit me Atletico Madrid. Përsa i përket largimeve nga skuadra ato do të nisin me argjentinasin Mascherano, që mendohet të transferohet në Kinë.
Në listën e largimeve është edhe Arda Turan. Klubi katalanas po punon edhe në planin e rinovimeve, me Sergi Roberto dhe Gerard Pique që janë në fundin e kontratës. Ndërkohë në rast të ofertave të mira në vitrinë janë Andre Gomes dhe kroati Ivan Rakitiç.