Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në qytetin e Laçit, pasditen e kësaj të premteje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet, për të identifikuar dhe kapur autorët, si dhe për të zbuluar shumën e marrë, e cila nuk dihet ende.
Sipas raportimeve në media, në momentin kur ka ndodhur grabitja Policia e Kurbinit ka qenë në festën e fundvitit.
Ndërsa, bëhet e ditur se është grabitur banka në qendër të qytetit të Laçit, e cila sapo ishte mbyllur për ditën e sotme. Autorët dyshohet se kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, duke kryer grabitjen.