Një 58-vjeçar ka gjetur makinën e tij të dëmtuar në oborrin e banesës një ditë më parë në Rrogozhinë.
Gjatë së enjtes, I.P. ka konstatuar në oborrin e banesës, se mjetit tip “Benz”, i ishte thyer xhami dhe dëmtuar llamarina.
Sipas burimeve policore, paraprakisht dyshohet se mund të jenë dëmtuar nga ndonjë plumb, pasi në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një predhë fisheku.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por i zoti i automjetit e ka konstatuar më datë 28 dhjetor.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës, për ndjekje të mëtejshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.