Votimi kundër SHBA në OKB, Rama habit me arsyetimin

0
202

Edi Rama ka më shumë se 1 orë që është në një konferencë për mediat me gazetarët. Me pyetje e batuta, Rama ka dhënë deklaratat e tij për pyetjet që i kanë bërë gazetarët e pranishëm, numri i të cilëve sivjet duket se është zvogëluar krahasim me vitet e tjera.

I pyetur në lidhje me votimin e Shqipërisë në OKB, që doli kundër SHBA-s, Rama habiti me deklaratat e tij, duke thënë se si Shqipëria votuan edhe Britania e Madhe, Japonia, apo edhe vende të tjera të mëdha.

Me votimin mes SHBA e Turqisë, a zgjodhi Shqipërinë si aleat Turqinë?

Pyetja midis Turqisë dhe Amerikës është një pyetje që më kujton fjalën e vjetër që unë do të kthehesha me pyetjen? Mos Britania e madhe zgjodhi mes SHBA dhe Turqisë? Britania e Madhe ka votuar njësoj si ne. Mos Britania e madhe zgjodhi Turqinë, po Japonia? Apo meqë na bëtë qendrën e botës me ndihmën e Presidentit tonë, edhe unë po flas kështu…

Ç’është kjo pyetje, se nuk e kuptoj?

Ju e bëtë pyetjen si e pa Presidenti, se unë e pashë si e sheh tv Klan. Përgjigja ime është e thjeshtë që jemi në një katund mediatik politik dhe në mes të katundit nuk është monumenti i lirisë, por një kazan. Një debat idiot tërë këto ditë në katundin tonë ku jemi të shqetësuar se çfarë i ndodhi Amerikës? E kuptoni sa të drejtë kam kur them me çfarë merremi? Kam parë të dehur që thoshin se po të isha mi unë do të futesha në prapanicën e elefantit…Kjo është e vajtueshme. Ne kemi mbajtur qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur para se të vinim në qeveri dhe është vendimi i duhur.

E keni lexuar ju rezolutën e 2011 sesi Shqipëria dënon pushtimin e territoreve nga Izraeli? Kundër Shqipërisë? Çfarë do të thotë kjo se Shqipëria në vitin 2011 zgjodhi Turqinë dhe i shpalli luftën Amerikës.

Këtë qëndrim tonin e kanë përcaktuar ata që sot bëjnë debate në hava. Ne mbajtëm pozicionin që e mbajtën shumë vende që sot janë në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here