Chelsea shemb Stoken

0
164

Chelsea e ka dërrmuar 5-0 Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit në “Stamford Bridge” të shtunën pasdite.

Skuadra e Antonio Contes e filloi pjesën e parë frikshëm duke e vërshuar Stoke Cytin me gola, me Rudiger, Drinkwater dhe Pedron që shënuan për 3-0.

Chelsea u fut në pjesë të dytë shumë më e relaksuar por vazhdoi ta dominojë bindshëm skuadrën mysafire duke shënuar edhe dy herë për 5-0 përmes Willian dhe Zappacostas në minutat 73′ dhe 88′ përkatësisht, në një ndeshje të zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të Premierligës angleze.

Stoke City luajti shumë dobët duke krijuar shumë pak dhe pati vetëm një gjuajtje në portë, me Xherdan Shaqirin që nuk luajti.

“Të Kaltrit” tani kanë 45 pikë dhe radhiten në vendin e dytë me dy pikë më pak se Manchester United, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Stoke mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 13-të

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here