DASH ultimatum liderëve kosovarë: Mos prekni Gjykatën Speciale

0
219

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë një apel të qartë lidershipit kosovar duke i kërkuar personalisht kreut të shtetit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit që të mos prekin apo pengojnë Gjykatën Speciale.

Pas deklaratave të ashpra të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten, ku iu bë vërejtje liderëve kosovarë që të ndalojnë përpjekjet për shfuqizim e Gjykatës Speciale, vjen dhe një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj e kryetarit të parlamentit Veseli, u kërkohet që ti përmbahen zotimeve të tyre ndaj punës së Gjykatës. “Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Depertamentit të Shtetit.

Më tej thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të hetuar për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000.

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson deklaroi pak ditë mëm parë se në Ballkan nuk ka mbaruar kërkesa për drejtësi dhe SHBA-të mbeten të përkushtuar për të mbështetur drejtësinë për viktimat. Deklarata e departamentit amerikan të shtetit përfundon me apelin që liderët aktualë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykaten, tani apo në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here