Faturat e papaguara të energjisë, skema si do paguhen me këste

0
157

Zbardhet vendimi i Këshillit Mbikëqyrës së OSHEE-së për skemën e re të pagesës me këste të detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike. Burime zyrtare nga OSHEE-ja bëjnë të ditur për familjarët AKM (Aktmarrëveshje) janë me 2800 lekë/muaj kësti dhe me 1200 lekë/muaj kësti (pensionist, invalid, ndihmë ekonomike)

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës:

Miratimi i skemës për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2016, me këste fikse mujore si më poshtë:

Konsumatorët familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 2.800 lekë;

Konsumatorët Familjarë të kategorisë Ndihma Ekonomike, Pensionist Kryefamiljarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit me këste fikse mujore me vlerë 1.200 lekë;

Konsumatorët Jo Familjarë & Buxhetore Jo buxhetore që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e detyrimit, me këste fikse mujore, bazuar në relacionin bashkangjitur vendimit;

Miratimin e skemës për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2017, me këste fikse mujore si më poshtë:

Për konsumatorët Familjarë dhe Jo Familjarë & Buxhetorë Jo buxhetorë, përfshirjen e detyrimeve të krijuara nga fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive ose gjendje në matës, në akt – marrëveshjet ekzistuese dhe akt – marrëveshjet e reja.

Miratimin e Skemës së Reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimin e menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2016 me një këst, si më poshtë:

Konsumatorët Jo Familjarë & Buxhetorë Jo buxhetorë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50%;

Konsumatorët Familjarë që shprehin vullnetin të kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 70%

Skema e Reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël të cilët janë debitorë kundrejt OSHEE SH.A vetëm për vlerën e kamatëvonesës, bazuar në Vendimin Nr. 2 datë 10.05.2016.

Vlefshmëria e produkteve është 31 Dhjetor 2018.

Privatë dhe buxhetorë

Detyrimi                                Këstet/muajt

0-300.000 lekë                              24 këste
300.000 – 500.000 lekë             48 këste
500.000 – 800.000 lekë             60 këste
800.000 – 1.000.000 lekë          84 këste
Mbi 1 milion lekë                           120 këste

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here