Largimi i Sheratonit/ Berisha: Kartolina e zezë e Ramës, ka lidhje me interesa mafioze në hoteleri…

0
200

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me largimin e Sheraton nga Shqipëria, hotelit të parë me 5 yje në Shqipëri, i cili kishte 14 vjet që operonte në kryqytetin shqiptar. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vendimi është kartolina e zezë e Ramës.

Reagimi i ish-Kryeministrit

Largimi i Sheraton, kartolina e zezë e Edi Ramës për Shqipërinë Turistike!

Të dashur miq, dite zie për turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranës. Firma më prestigjoze e hotelerisë “Sheraton” largohet nga Shqipëria. Pas largimit nga Shqipëria pas masakrimit nga një bandë e lidhur me Ramën, të menaxherit të kompanisë Omniks, me projekt për të investuar rreth 1.5 miliard dollarë në Lalz, tani për turizmin vjen lajmi tejet i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanisë më kryesore të turizmit në Shqipëri.

Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze në hoteleri të Edivn dhe Olsi Ramës! Shtoj këtu se në katër vitet e fundit në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investitor serioz, ndërkohë që janë larguar me qindra të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here