Futbollisti Vincenzo Montella u prezantua këtë të shtunë si trajner i ri i Sevillas. Trajneri italian ka nis një aventurë të re te skuadra spanjolle pas largimit nga ekipi italian i Milanit.
Ai ka folur pas prezantimit për mediat, ku ka falënderuar drejtuesit e ekipit për mundësinë e ofruar.
“Falënderoj drejtuesit e Sevillas për mundësin e dhënë. Në afat të shkurtër synimi im është të fitoj sa më shumë ndeshje. Ky është klubi ideal për të shprehur idetë e mia, është një mundësi e mrekullueshme për mua. E dua stadiumin, klubin, shpirtin”, ka pohuar Montella.