Ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2018.
Me anë të një kartoline në faqen zyrtare të ambasadës, Lu në emër edhe të punonjësve të tjerë të ambasadës shprehet me fjalët më të mira për Shqipërinë e shqiptarët.
Mesazhi i ambasadorit Donald Lu:
Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një Vit të Ri plot shëndet e lumturi.
Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm.
Le ti ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë për fëmijët tanë.
Donald Lu