Fieraku i dehur në timon, përfundon në kanal

Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme një 43-vjeçar nga fshati Drizë.

Arrestimi i Bexhet Buzi është bërë pasi në rrugën Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirm”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit dhe pasagjeri, R.H, 25  vjeç, banues në fshatin Gorishovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Fieraku i dehur në timon, përfundon në kanal

Mes borës dhe mrekullisë së heshtjes së

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko