Një magazinë ushqimore në afërsi të bashkisë së Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia njofton se: Rreth orës 21:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”15 Tetori”, ka rënë zjarr në një magazinë.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..
Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.