Policia italiane arrestoi 6 shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë grabitur punëdhënësin e tyre. Mediat italiane raportojnë se karabinierët e Corigliano Calabro arrestuan shqiptarët me akuzën e grabitjes me dhunë kundër punëdhënësit të tyre italian.
Hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të saj, pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.
Përmes kamerave të sigurisë u mblodhën provat që faktohen veprimet e dhunshme të kryera nga 6 të arrestuarit, të cilët thuhet se janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.