Sot pasdite (e martë, dt.02): do të ketë reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriperëndimore, ku lokalisht do të arrijnë deri mesatare, dhe shtrëngata në zona të kufizuara.
Në zonat malore mbi 1000 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel), parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Nesër (e mërkurë, dt.03): mundësitë për reshje (të dobëta) janë mjaft të vogla.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 6 °C / 13 °C
Në vendet e ulëta: 5 °C / 10 °C
Në vendet malore: -1 °C / 6 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.02) dhe nesër (e mërkurë, dt.03) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30 km/orë.