Rrëfimi i Messit: Ja çfarë më mungon për të qenë futbollisti perfekt…

0
221

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të konsiderohet që tani si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, megjithatë ai pranon se ka ende për t’u përmirësuar, sidomos në ekzekutimin e penalltive. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili në këtë sezon ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje zyrtare, pohon se ende nuk është “futbollist perfekt”. Kapiteni i Argjentinës do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 që do të zhvillohet në Rusi, por është i mendimit se ka ende punë për të bërë nga pika e bardhë e 11 metrave për të arritur atje ku ai synon.

Kjo mund të jetë një surprizë, por 30-vjeçari ka shënuar 78% të penalltive që ka ekzekutuar, ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar në 83% të rasteve

“Për të qenë perfekt në duhet të përmirësoj disa aspekte të lojës time, – tha Messi. – Cilën pjesë? Penalltitë, më duhet të stërvitem më shumë në këtë aspekt.” Messi ka fituar katër herë Champions League, tetë herë titullin në La Liga dhe pesë herë Kupën e Mbretit, por sipas tij këto suksese krahasohet me atë të të qenit baba. “Kam një jetë normale në familje. Padyshim që ndonjëherë do të doja të dilja me familjen për shëtitje, pa u ndalur nga tifozët në rrugë. Vetëm kjo më mungon. Për mua është një nga gjërat më të bukura që mund të ndodhte ardhja në jetë e fëmijëve të mi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here