Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar përmes një komenti në rrjetet sociale padinë që Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka depozituar në gjykatë kundër anëtarit të këshillit bashkiak të PD-së, Akil Kraja. Ky i fundit denoncoi pak ditë më parë rritjen e taksave për qytetarët pas miratimit të buxhetit të bashkisë për vitin që sapo ka hyrë 2018. Por ky denoncim i ka shkaktuar Veliajt një turbulencë shpirtërore dhe në këto kushte kërkon dëmin moral që i është shkaktuar.
“Ditën ku t’u vijë fatura me çmimin e ri, sa “turbullime të gjendjes shpirtërore”, “shqetësime gastro-intestinale” (për shkak të vaktit që duhet të heqin për të paguar faturën Griseldit), “taki-kardi”, “hyper-tension” (pensionistësh që aq sa fatura marrin në muaj) do shkaktohen?”, shkruan Strazimiri në një postim në rrjetin social.
Komenti i Gent Strazimirit
Në vitin 2009, Gramoz Ruçi ankohej se zgjedhjet nuk i humbën por ia kishte vjedhur me presion … Aldo Bumçi ????!!!!
“Atëbotë”, Gramozi nuk ankohej se presioni i të tmerrshmit Aldo Bumçi i kishte shkaktuar “turbullim të gjendjes shpirtërore”, “andaj” mesa duket nuk e paditi për dëm moral…????
Mirëpo, telashet nuk paskan të sosur!
Griseldi i Tiranës, “që në krye të herës” qenkësh shqetësuar dhe “turbulluar shpirtërisht”, sepse i tmerrshmi Akil Kraja, deputet i Parlamentit të Tiranës, ka njoftuar qytetarët se në 2018 do i paguajnë Bashkisë më shumë se ç’paguajnë për dritat…????????
Pyetja është:
Ditën ku t’u vijë fatura me çmimin e ri, sa “turbullime të gjendjes shpirtërore”, “shqetësime gastro-intestinale” (për shkak të vaktit që duhet të heqin për të paguar faturën Griseldit), “taki-kardi”, “hyper-tension” (pensionistësh që aq sa fatura marrin në muaj) do shkaktohen?
…se nuk janë të gjitha mamat “nikoq*re” që të përballojnë me pension edhe bukën, edhe ilaçet, edhe dritat, edhe ujin, edhe…dasmën në kala…
Ta kam llafin s’janë të gjitha “shoqe”…????