VIDEO/ Të shtëna me armë në lagjen ku u gjet i vdekur adoleshenti, 3 në pranga. Emrat

0
210

Policia e Kurbinit ka arrestuar tre të rinj të akuzuar se kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika, 18 vjeç, të tre banues në Kurbin, janë vënë në pranga.

Arrestimi i tyre u bë pasi në orën 00:30 të 1 Janarit, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri, njofton Policia.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm. Tre të rinjtë kanë filmuar veten teksa gjuanin me armë zjarri.

http://www.dailymotion.com/video/x6chrsc

Kujtojmë se në lagjen Sanxhak, më 1 Janar është gjetur i pajetë edhe 16-vjeçari K.Gj.. Policia njoftoi se ai hipi në tarracën e shtëpisë private për të plasur fishekzjarrë dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse mes këtyre ngjarjeve ka lidhje.

1 në kërkim

Ndërkohë Gj.S., 23 vjeç, banues në Kurbin, është shpallur në kërkim.

Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.

Materialet për rastet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here