Droga e sekuestruar natën e ndërrimit të viteve në brigjet italiane, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 6 milionë eurove.
Policia Financiare Italiane informoi se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2017 ndaluan në brigjet e San Kataldos në provincës e Leçes një gomome me rreth 605 kg marijuanë e konfeksionuar në 41 pako. Në pranga ranë dy skafistë italiani banues në Brindizi: A.D 37 vjec dhe shqiptari nga Vlora G.A. 54 vjeç.
Gomonia e gjatë 6 metra u identifikua nga trupat operative të operacionit Triton 2017 të agjencisë europiane Frontex.
Ndalimi i gomones dhe arrestimi i skafistëve u bë nga Roja bregdetare e Policia Financiare e Barit.
“Festat e fundvitit nuk kanë ndalur skafistët të trafikojnë drogën” deklaroi Financa Italiane por dhe puna e Rojes bregdetare italiane të Puglias por dhe e Policisë Financiare nuk është ndaluar as në këtë periudhë.
Sipas Financës italiane sasia e drogës e trafikuar përmes Adriatikut drejt brigjeve italiane ka shkuar në 36 tonë. Janë 52 skafistë të arrestuar dhe 26 mjete lundrues te sekuestruara.
Vetëm brenda 48 orëve të fundit të 2017 janë sekuestruar 2 tonë e gjysmë marijuanë, 2 mjete lundruese dhe janë arrestuar 5 skafistë.