Kubureviç u shpreh për “Blic” se nuk ka informacion nëse homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ekstradimin e Ballistit.
Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017, kur u arrestua pas një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të nisur në Beograd në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëtor të 2014, ku Ballisti ngriti dronin që solli ndërprerjen e ndeshjes. Mbi shqiptarin rëndon akuza për veprën penale lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.